Spanjë, vritet një politikane

Isabel Carrasco, presidente nga Partia Konservatore e Popullit në Këshillin e Qarkut të Leonit, në veri të Spanjës, është qëlluar për vdekje gjatë së hënës, teksa ecte mbi një urë në qytetin Leon.

Sipas policisë spanjolle është arrestuar një grua dhe vajza e saj, si të dyshuara në lidhje me vrasjen e 58-vjeçares Carrasco, e cila ishte zgjedhur si shefe administrative e provincës veriore, ndërkohë që partia e saj e qendrës së djathtë kryeson qeverinë kombëtare në Madrid.

Ministria e Brendshme e Spanjës dyshon se akti mund të ketë prapavijën e një hakmarrjeje personale.

Share Button