Spanjë, adoleshenti grushton kryeministrin Rajoy

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është grushtuar nga një adoleshent gjatë takimit të fundit përpara zgjedhjeve të së dielës në Pontevedra.

Adoleshenti arriti të shmangte sigurimin pasi tha se dëshironte të bënte një “selfie” me kryeministrin.

Mirëpo, me t’u afruar, 17-vjeçari qëllon në fytyrë liderin e Partisë Popullore. Menjëherë reagojnë truprojat e kryeministrit, ndërsa djali është arrestuar nga policia.

Pavarësisht se përmes një ostimi në Twitter tha se ishte mirë, Rajoy u paraqit më vonë me një shenjë të kuqe gjatë një takimi në qytetin e La Corunas.

Ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti, mirëpo mediat lokale raportojnë se adoleshenti është i lidhur me një grup radikal.

 

Share Button