Spanja në botëror, por gazetat shkruajnë për Pique

Kombëtarja jonë pësoi humbje nga Spanja me rezultatin 3-0, gola të cilët u shënuan në 11 minuta lojë.

Por, përveç lojës dhe aspketit sportiv kjo ndeshje ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të trazirave që kanë ndodhur ditët e fundit në Spanjë, në lidhje me referendumin për pavarësi të Katalonjës.

Në aspektin sportiv në qendër të vemendjes ka qenë futbollisti Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka qenë mjaft i tensionuar dhe epiqendër e sulmeve gjatë ditëve të grumbullimit në kombëtaren spanjolle.

Në shtypin e huaj dhe atë vendas titujt e gazetave janë “prenotuar” nga fërshëlimat e tifozëve ndaj Pique sesa nga rezultati i ndeshjes.

Ia çfarë shkruajnë disa media të huaja dhe ato spanjolle:
BBC- “Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique u fërshëllye nga tifozët ndërsa Spanja u kualifikua për Kupën e Botës së Verës së ardhshme me një fitore të re 3-0 në shtëpi ndaj Shqipërisë.”

Daily Mail- “Spanja 3-0 Shqipëri: Rodrigo, Isco dhe Thiago shënuan për La Roja ndërsa Gerard Pique merr pritje të ftohtë”.

Marca- “Reagim i përzier për Pique në Alicante fërshëllimat vazhdojnë”.

El Pais- “Midis Manolo Escobar dhe Piqué, pafundësi.
Qendërmborjtësi I Spanjësu fërshëllye përsëri nga një publik i ndarë që përfaqësonte antagonizmin e dy mendimeve”.

AS- “Më shumë fishkëllime sesa duartrokitje ndaj Pique”.

El Mundo- “Fërshëllima, duartrokitje, britma…Gjithmonë ka zhurmë rreth Piques”

Share Button