Sot vazhdojnë bisedimet për Iranin

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do të nisin sot raundin e ri të bisedimeve në Vjenë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Takimi i sotëm vjen një ditë pasi mbikqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara dhe negociatorët iranianë, kanë përfunduar një takim në Vjenë, pa dhënë asnjë njoftim nëse bisedimet do të lehtësohen dhe nëse Irani do ta siguroj perëndimin, se nuk do të prodhojë armë bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, ka njoftuar të hënën se Irani duhet të bëjë më shumë për të qenë më transparent krahas hapave që kishte premtuar se do ti ndërmerrte deri më 15 maj.

Megjithatë bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate pritet që të vazhdojnë sot dhe në të përveç përfaqësusve nga Irani, do të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania.

Share Button