Sot raundi i ri i bisedimeve në Ukrainë

Një ruand i ri i bisedimeve me qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainën lindore, do të zhvillohet sot.

Zyrtarët në Kiev kanë njoftuar se takimi do të mbahet në qytetin verilindor, Kharkiv.

Ndërkaq raundi i parë i bisedimeve është mbajtur më 14 maj në Kiev.

Zyrtarët qeveritarë, ish-udhëheqësit dhe ligjvënës kanë marrë pjesë në këto bisedime por në to nuk kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e seperatistëve pro-rusë.

Qeveria thotë se seperatistët, së pari duhet ti dorëzojnë armët e tyre e më pas të ulen me ta, që të zhvillojnë bisedime.

Seperatistët në anën tjetër, kanë thënë se nuk marrin pjesë në bisedime para se nga lindja e Ukrainës, qeveria të tërheqë forcat e saj.

Bisedimet në Ukrainë po mbahen sipas një udhëzimi të OSBE-së, që ka për qëllim stabilizimin e situatës para zgjedhjeve të 25 majit, që pritet të mbahen në Ukrainë.

Share Button