Sot nisin zgjedhjet ne Parlamentin Europian

Sot nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian të cilat do të zgjasin katër ditë. Qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Holandë janë të parët që hedhin votat.

Rreth 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë katër ditëve votime, ata do të zgjedhin 751 përfaqësues që do të ndjekin seancat në Bruksel dhe Strasburg nga viti 2014 deri më 2019.

Vendet parlamentare janë të caktuara për secilin shtet anëtar të BE-së në bazë të popullsisë.

Më shumë vende shkojnë për Gjermaninë (96), Francën (74) dhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë (73).

Vendet më të vogla, Qiproja, Malta, Estonia dhe Luksemburgu, kanë nga 6 secila.

 

Share Button