Sot gjyqi ndaj Dhimitër Pojanakut

Gjyqtari Dhimitër Pojanaku, i akuzuar për rryshfet pritet të dalë sot para gjykatës së Korcës ku do të njihet me masën e sigurisë.
Mësohet se në deklaratën e tij para prokurorisë gjyqtari ka theksuar se po merrte paratë e një prone të dhënë prej tij me qera dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rryshfeti apo korrupsioni.

Ndërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e pasdites së djeshme vendosi ti hapë rrugë prokurorisë për hetimet për rastin e gjyqatrit të Pogradecit Dhimitër Pojanaku.

Pojanaku u arrestua pak ditë pare me urdhër të prokurorisë së Korcës, pasi është kapur në flagrancë duke marrë rryshfet për një çështje gjyqësore.

 

Share Button