Sot fillon viti i ri shkollor, 33 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Ditën e sotme në të gjithë vendin nis viti i i ri shkollor parauniversitar.

Rreth 495 mijë nxënës që sot do të nisin mësimin nga të cilët rreth 33 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Sezoni për ciklin 9-vjeçar përfundon në 2 qershor ndërsa në 14 qershor përfundon ciklin mësimor për shkollat e mesme

Një ditë më parë Policia e Tiranës bëri me dije se në të gjithë kryeqytetin do të angazhohen rreth 1200 efektiv policie.

Kreu i policisë Haki Çako bëri me dije se në çdo komisariat do të ketë në kohë reale komunikim me stafin pedagogjik të shkollave në zonë si dhe me prindërit e nxënësve të skeduar për sjellje që janë në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu pranë shkollave do të mbyllen të gjitha ambjentet në afërsi me shkollat të cilat tregtojnë pije alkolike, produkte të skaduara apo ambjenet të cilat sipas informacioneve herë pas here shesin edhe kanabis.

Ky urdhër do të zbatohet në të gjithë vendin.

Share Button