Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë në 7 Mars të vitit 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët.

Që nga kjo ditë, “Mësonjëtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që çdo 7 Mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave.

Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohen aktivitete të shumta ku mësuesit do të jenë në qendër të vëmendjes.

Share Button