Sot dita më e ftohtë, temperaturat deri në -17 gradë

Edhe pse mëngjesi i së hënës erdhi me temperatura shumë të ulëta në juglindje dhe në verilindje, duke krijuar probleme të shumta nga akulli në rrugë, meteorologët raportojnë se dita e sotme do jetë më e ftohtë.

Parashikimet e motit flasin se dy do jenë zonat më të ftohta. Dibra, ku temperaturat pritet të zbresin në -17 dhe Korça, ku temperatura do shkojë në -12. Për këtë arsye, mësohet se do të pezullohet dhe mësimi në disa zona të Qarkut të Korçës.

Ndërkaq, rënia e temperaturave deri në -10 gradë në disa zona gjatë së hënës, ka krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e mjeteve aty ku është shfaqur akulli.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe se firmat kontraktore po hedhin kripë në rrugë për të mbajtur hapur kalimin.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, rrugët nacionale janë të kalueshme, por është i detyruar përdorimi i zinxhirëve për shkak të akullit.

Share Button