Sot dita e dytë e votimit për PE

Europianët sot po votojnë në ditën e dytë, në kuadër të zgjedhjeve katër ditore për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Europian.

Sot votojnë qytetarët e Çekisë dhe ata të Irlandës derisa në ditën e parë kanë votuar qytetarët e Holandës dhe Mbretërisë ssë Bashkuar.

Rreth 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë katër ditëve votime, ata do të zgjedhin 751 përfaqësues që do të ndjekin seanca në Bruksel dhe Strasburg nga viti 2014 deri më 2019.

Vendet parlamentare janë të caktuara për secilin shtet anëtar të BE-së në bazë të popullsisë.

Më shumë vende shkojnë për Gjermaninë (96), Francën (74) dhe për Mbretërinë e Bashkuar e Italinë (73). Vendet më të vogla, Qiproja, Malta, Estonia dhe Luksemburgu, kanë nga 6 secila.

Share Button