Soni prezanton Xperia ZL2

Kompania e njohur në fushën e teknologjisë Sony, prezantoi zyrtarisht pasuesin e linjës ZL, Xperia ZL2, për tregun japonez.

Pjesa më e madhe e veçorive të këtij telefoni janë të ngjashëm me paraardhësin e tij, Xperia ZL. Telefoni ZL2 ka përmasat 137 x 72 x 10.8 mm dhe peshon 168 gram.
Ky telefon ka ekran 5 inç me rezolucion 1080×1920 pikselë, me densitet 441 pikselë për inç, procesorin Snapdragon 801 (MSM8974AB) me katër bërthama dhe 3GB RAM. Në anën e pasme ka kamera 20.7 megapikselë me sensorin 1/2.3” dhe një bateri 3000 mAh. Për sa i përket lidhjes, ky telefon ofron Bluetooth 4.0, GPS, Wi-Fi 802.11 ac dhe NFC. Telefoni Xperia ZL2 vjen me sistemin operativ Android 4.4 KitKat.

ZL2 është i gjendshëm me tre ngjyre: të zezë, të bardhë dhe blu. Sony nuk ka bërë ende të ditur asgjë rreth çmimit dhe datës kur do të dalë në treg.

Share Button