Somali, shpallet gjendja e fatkeqësisë kombëtare për shkak të thatësirës

Në kuadër të luftës kundër krizës së shkaktuar nga thatësira në Somali është shpallur gjendja e “fatkeqësisë kombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Somalisë, Muhammed Abdullah Fermacu, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se në të gjithë vendin është shpallur “fatkeqësia kombëtare”.

Fermacu, ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për të parandaluar tragjedinë njerëzore që mund të përjetohet në Somali dhe dërgimin e ndihmave ndaj familjeve të ndikuara nga thatësira.

Kohë më parë disa organizata të lidhura me Kombet e Bashkuara kishin njoftuar se për shkak të thatësirës ekstreme në Somali 6.2 milionë persona përballeshin me rrezikun e urisë si dhe kishin bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalonin në veprim për zgjidhjen e krizës.

Ndër të tjera në deklaratën në fjalë ishte theksuar se thatësira që vazhdon në vend ka sjellë deri në pikën e zhdukjes bujqësinë dhe ka shkaktuar ngordhjen e kafshëve.

Share Button