Snowden kërkon azil në Brazil

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden ka deklaruar se ka kërkuar azil në Brazil.

Snowden, që kërkohet nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, aktualisht jeton në Rusi. Por, azili i përkohshëm në këtë vend i përfundon në muajin gusht të këtij viti.

Snowden tha se formalisht ka kërkuar azil në disa shtete, përfshirë edhe Brazilin.

Nga ana tjetër, Ministria e jashtme e Brazilit ka bërë me dije se e ka marrë kërkesën e Snowdenit për azil.

 

Share Button