Snowden dëshiron të kthehet në SHBA

Spiuni i vetëshpallur dhe publikuesi i dokumenteve sekrete të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden, i cili është në arrati, thotë se dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Në intervistën e tij të parë për një kanal televiziv amerikan, Snowden i tha gazetarit të rrjetit televiziv NBC, Brian Williams se ai e sheh veten si një patriot, por se ai do t’i kërkojë Rusisë t’i zgjasë azilin deri atëherë kur ai të jetë në gjendje të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Ai dëshiron ta mbrojë veten kundër akuzave të administratës se Presidentit Obama se ai është një tradhtar i cili ka rrezikuar jetën e njerëzve duke zbuluar hollësitë e një programi përgjimi të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

I pyetur nëse ai do arrinte një marrëveshje për t’u kthyer, Snowden tha se së pari ai do që të sigurohet që këto programe janë reformuar dhe se familja dhe vendi që ai la të përfitojë nga veprimet e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza për vjedhje dhe spiunazh ndaj Edward Snowdenit, pasi ai publikoi hollësi të programeve sekrete të përgjimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, duke përfshirë mbledhjen e tabulateve dhe të dhënave të internetit të qytetarëve amerikanë.

Share Button