Sllovakia dërgon gaz në Ukrainë

Sllovakia ka vendosur që të përdorë rezervat e saj të gazit për t’i dërguar ato në Ukrainë.Ukraina përballet me kërcënimin nga Rusia se do ta ndërpresë furnizimin me gaz për shkak të borxhit që Ukraina e ka ndaj Rusisë. Operatori sllovak Eustream dhe ai i Ukrainës Ukrtrangas, nënshkruan memorandumin në Bratisllavë. Marrëveshja është arritur gjatë bisedimeve të zhvilluara të shtunen në Kiev. Sllovakia do të përdorë gazin që e ka në një tubacion në qytetin Vojany ndërsa do ta përcjellë atë për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Uzhhorod.
Furnizimet sllovake do të plotësojnë një të pestat e nevojave të Ukrainës. Ukraina ka arritur tashmë marrëveshje të ngjashme me Hungarinë dhe Poloninë, me qëllim që ta zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus.

Share Button