Skandali me mishin e prishur, tre shtete pezullojnë importin nga Brazili

Kina, Korea e Jugut dhe Kili, pas skandalit të madh me shitjen e mishit të prishur në Brazil, kanë futur disa kufizime për importin e mishit nga Brazili, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Bujqësisë të Koresë së Jugut thonë se do të shtohen hetimet në lidhje me mishin e pulës të eksportuar nga Bazili, ndërsa përkohësisht do të pezullohet blerja e mishit nga kompania “BRF”.

Ministria e Bujqësisë të Brazilit ka njoftuar se Kina ka pezulluar përkohësisht importin e mishit nga Brazili.

Ministri i Bujqësisë së Kilit, Carlos Furche tha se edhe vendi i tij, pas skandalit të fundit në lidhje me mishin e prishur, ka marë vendim për pezullimin e importit të mishit nga Brazili.

Presidenti brazilian Michel Temer, u takuan në kryeqytetin e Brazilit me përfaqësues të industrisë së mishit, ministrin e Bujqësisë Blair Maggi dhe ministrin e Tregtisë Marcos Pereira për të gjetur një zgjidhje në lidhje me krizën e shkaktuar nga skandali me shitjen e mishit të prishur.

Policia braziliane ka njoftuar se prodhuesit e mishit me vite kanë korruptuar inspektorët sanitar për të lejuar shitjen e mishit të prishur.

Deri më tani janë arrestuar të paktën 30 persona, ndërsa policia është duke kërkuar mbi 10 fabrika të përpunimit të mishit në vend.

Ministria e Bujqësisë njoftoi se kanë mbyllur fabrikën e kompanisë multinacionale për përpunimin e mishit të pulës “BRF” dhe dy fabrika të kompanisë braziliane Peccin.

Share Button