Skandali i Volkswagen, film nga DiCaprio

Leonardo DiCaprio do të prodhojë një film rreth skandalit të Volkswagen.

Hollywood Reporter raporton se kompania e tij e prodhimit “Appian Way” dhe “Paramount Pictures” kanë blerë të drejtat e një libri që po planifikon të shkruajë Jack Ewing rreth këtij skandali.

Libri, i cili do të shkruhet nga gazetari i “New York Times”, raportohet të zbulojë se si ky skandal ka ndikuar në ndotjen e ambientit ndërsa akoma nuk është bërë e ditur nëse DiCaprio do të luajë në këtë film.

Volswagen është në qendër të krikikave, pasi ka mashtruar me testet anti-ndotje, duke manipuluar sasinë e emetimit të gazrave ndotëse.

 

Share Button