Sirianët në Greqi të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre

Familjet të cilat pas pranimit të kërkesave të tyre për azil u vendosën nëpër apartamente në Athinë, edhe pse përkohësisht gjetën një portë të sigurtë, ato më së shumti shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Sirianët të cilët kanë ikur nga lufta dhe janë strehuar në Greqi, më shumë se për veten, mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Familjet siriane të cilat pas pranimit të kërkesës së tyre për strehim janë vendosur në apartamente në Athinë, duke i pritur foshnjat e tyre, treguan shqetësimet dhe shpresat e tyre për gazetarin e Anadolu Agency (AA).

Gratë shtatzëna të cilat kanë ikur nga lufta në Siri, pas një rrugëtimi të vështirë dhe të rrezikshëm në Egje, tregojnë se kanë përjetuar ditë të vështira edhe në kampin në ishullin Samos të Greqisë.

Familjet të cilat pas pranimit të kërkesave të tyre për azil u vendosën nëpër apartamente në Athinë, edhe pse përkohësisht gjetën një portë të sigurtë, ato më së shumti shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Ajo që menduam së pari ishte ikja”

22 vjeçarja Bedia Xhafer e cila ka ikur nga qyteti Halep i Sirisë tregon se kur kanë dalë në rrugë ishte vetëm 3 muajsh shtatzënë.

Xhafer duke treguar se kanë kaluar 5 vite të frikshme në mes të përleshjeve thotë se “Kur kuptova se jam shtatzënë u gëzova por edhe u frikësova. Por, ajo që menduam së pari ishte që të gjejmë një rrugë për të ikur. Nuk mund ta rrisnim fëmijën tonë atje”.

Duke theksuar se jeta e tyre ka kaluar në luftë dhe në migrim, Xhafer thotë se “E vetmja gjë që duam është që fëmija jonë të jetojë një jetë më të mirë se ne. Dua një jetë të sigurtë për të. Ëndërroj që të marrë një edukim të mirë”.

Bashkëshorti i Bedia Xhaferit, Ali Xhafer thotë se kanë edhe shpresa edhe shqetësime për të ardhmen. “Nëse gjej punë në Greqi do të punoj. Këto jetoj por është shumë vështirë. Nuk e dimë gjuhën dhe kultura është më ndryshe”, thotë ai.

“Nuk dua ta jetojë një jetë me frikë”

23 vjeçarja Merjem Murad tregon se pak kohë pas martesës së tyre shteti i saj ishte zhytur në luftë të brendshme. Ajo tha se tani ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë së saj. Murad tregon se gjysma e kësaj kohe ka kaluar në rrugën e migrimit.

Duke folur për ditët e vështira në Idlib, Murad thotë se “Jetonim në mjerim. Pasi që më vranë vëlluin në luftë vendosëm që të ikim në mundësinë e parë”.

Murad thotë se shpreson një jetë të mirë për fëmijën e saj që do të lindë. “Dua që të marrë një edukim të mirë. Të shkojë në shkollë. Të mund të jetojë si njeri, si të gjithë. Të ketë një siguri për jetë. Nuk dua që fëmija im të jetojë një jetë me frikë”, thotë ajo.

Ndërkaq edhe 32 vjeçari Muhammed Murad, i cili në Siri punonte si zdrukthtar thotë se në Greqi kanë pengesa ekonomike dhe kulturore. Ai thotë se shpreson që t’i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes në Norvegji.

Të mos bëhet si fëmijët që kanë mbetur në Siri”

Kurse çifti Mehmed dhe Rasha Hamade të martuar para dy vitesh tregojnë se tani janë duke e pritur fëmijën e dytë të tyre dhe se ata kanë ikur nga qyteti Dera e Sirisë për shkak të kërcënimit të DEASH-it kur foshnja e tyre ishte 7 muajshe.

Mehmed Hamade thotë se pranë tyre ndodhej edhe vajza e tyre 1 vjeç e gjysëm dhe se për të arritur në vendin e parë të udhëtimit të vështirë të tyre 20 kilometra kishte mbajtur në shpinë kushëririn e tij, këmba e të cilit ishte e prerë.

Hamade, i cili i ishte nënshtruar torturës së forcave të regjimit për shkak se ka refuzuar të shkojë ushtarë thotë se “Ne do të shkojmë kudo që kushëriri im dëshiron. Nuk mendoj që të mbetem këtu. Nuk e di se si mund të kujdesemi për të këtu. Dëshiroj që edhe fëmijët e mi të shkojnë në shkolla të mira. Nuk dua që ata të bëhen si fëmijët që kanë mbetur në Siri”.

Rreth 60 mijë refugjatë pas mbylljes së rrugës e cila çonte në Evropë mbetën të bllokuar në Greqi. Rreth 15 mijë persona prej tyre në kuadër të marrëveshjes për refugjatët mes Turqisë dhe BE-së po mbahen në ishujt e Greqisë.

Azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve pranohen vendosen në kampet dhe apartamentet në vendet duke filluar nga Athina.

Share Button