Siri, të paktën 53 të vdekur gjatë bombardimit të tregut

 Numri i të vdekurve gjatë sulmeve ajrore mbi tregun në lagjen Etarib, në perëndim të qytetit Halep në Siri, është rritur në 53, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftuan burimet lokale, tregu në Etarib ka qenë objektivi i tre sulmeve ajrore. Vendbanimi gjendet brenda zonës së deeskalimit në provincën idlib, në veriperëndim të Sirisë, ndërsa nën kontroll të forcave opozitare.

Halid El-Hatip, zëdhënësi i Mbrojtjes civile për AA konfirmoi se sipas informacioneve të fundit, gjatë sulmeve ndaj tregut në lagjen Etarib kanë humbur jetën 53 persona, ndërsa mbi 60 janë lënduar.

“Mbi 60 persona kemi transeruar në spital ndërsa edhe më tej druajmë për rritjen e numrit të viktimave”, tha El-Hatip. Gjatë sulmit në tregun ndodheshin mbi 100 persona.

Share Button