Siri, shkollat dhe spitalet objektiv i sulmeve intensive

Gjatë tetë ditëve të fundit në rajonin e Idlibit dhe Halepit, zona jokonfliktuale siriane, janë kryer sulme ajrore mbi shtatë spitale dhe gjashtë shkolla, raporton Anadolu Agency (AA).

Zonat jugore të Idlibit dhe Halepit nga 19 shtatori gjenden nën sulme intensive ajrore. Objektiv i avionëve luftarakë janë spitalet dhe shkollat.

Banorët lokalë po përpiqen të shpëtojnë jetën e njerëzve duke braktisur këto institucione. Gjatë sulmeve ajrore të kryera në tetë ditët e fundit mbi spitale në rajonin e Halepit dhe Idlibit kanë humbur jetën tre civilë.

Objektiv i sulmeve ajrore janë edhe shkollat, ndërsa gjatë bombardimeve tetë ditore ka humbur jetën një person. Të mërkurën në mëngjes është bombarduar edhe një shkollë në rajonin e Halepit.

Gjatë sulmit të kryer në jug të Idlibit është dëmtuar edhe një kishë katolike. Burimet lokale pohojnë se sulmet i kryejnë forcat që mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit.

Idlibi është qytet sirian në të cilin jetojnë 2.5 milionë civilë dhe është nën kontroll të opozitës siriane. Me iniciativë të Turqisë dhe Rusisë ky rajon është shpallur zonë jokonfliktuale, por forcat e regjimit sirian pas 45 ditëve pauzë sërish filluan të kryejnë sulme ajrore në këtë rajon.

Në kuadër të gjashtë raundeve të negociatave për paqen, në Astana të Kazakistanit, delegacione të Turqisë, Rusisë dhe Iranit si vende garantuese të procesit paqësor, u dakorduan të dërgojnë misione vëzhguese me qëllim të mbikëqyrjes së implementimit të ndërprerjes së konfliktit në Idlib.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, të hënën tha se dëshmohet për bombardimin e Idlibit në ditët e fundit. Sipas tij, në këtë rajon ekzistojnë edhe grupe terroriste, por nevojitet kujdes, për shkak të vuajtjeve të numrit të madh të civilëve.

Opozita në muajin mars të vitit 2015 vendosi kontroll mbi Idlibin, i cili gjatë luftës shumëvjeçare në Siri shpesh ka qenë objektiv sulmi të pjesëtarëve të regjimit të Asadit.

Share Button