Siri, në sulmet ajrore në Idlib vriten 40 civilë

40 civilë u vranë në sulmet ajrore në qytezën Armanaz pranë Idlibit në Siri, që ndodhet pranë kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të para, të paktën 40 civilë u vranë, ndërsa 70 të tjerë u plagosën.
Rreth 30 shtëpi u shkatërruan në sulme, kurse ende vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit.
Numri i civilëve të vrarë në sulmet në Idlib, të cilat zgjasin nga 19 shtatori, arriti në 140.
Jugu i Idlibit nga 19 shtatori i është nënshtruar sulmeve të ashpra ajrore nga forcat besnike të

Presidentit sirian Bashar al-Assad, por edhe nga Rusia.
Idlibi është një qytet sirian në të cilin jetojnë 2.5 milionë banorë dhe është nën kontrollin e opozitës siriane. Me iniciativën e Turqisë dhe Rusisë, ky rajon u deklarua si “zonë jokonfliktuale”, por forcat e regjimit sirian rinisën sulmet ajrore në rajon pas pauzës 45 ditëshe.

Në kuadër të raundit të gjashtë të bisedimeve të paqes në Astana të Kazakistanit, delegacioni i Turqisë, Rusisë dhe Iranit, si vende garantuese të procesit të paqes, u dakorduan që të dërgojnë misione vëzhguese për të kontrolluar zbatimin e armëpushimit në Idlib.

Share Button