Siri, në sulmet ajrore në Deyrizor 19 të vdekur

Aktivistët sirianë thanë se në sulmet ajrore të aviacionit rus në rajonin e qytetit Deyrizor humbën jetën 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në faqen e internetit bëri të ditur se në sulme në fshatin Elbulil humbën jetën 19 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë.

Aktivistët sirianë pohojnë se në sulmet e avionëve rusë disa trupa janë djegur të cilat nuk mund të identifikoheshin.

 

Share Button