Siri, 18 të vdekur gjatë sulmeve të regjimit të Asadit në Gutën Lindore

Gjatë sulmeve të forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad të kryera në vendbanimet e Gutës Lindore, kanë humbur jetën 18 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e regjimit në orët e mëngjesit filluan sulme në zonat Duma, Harasta, Mesraba dhe Medyere. Pjesëtarët e mbrojtjes civile theksojnë se në sulmet e regjimit në Medyere humbën jetën nëntë persona, prej tyre një fëmijë dhe dy gra, ndërsa 25 civilë janë plagosur.

Gjatë sulmit të regjimit në tregun në Duma humbën jetën shtatë civilë, ndërsa gjatë sulmeve ajrore në Irbin dhe Mesraba, humbën jetën dy civilë.

Në spitale janë transferuar një numër i madh i personave të plagosur, ndërsa aksioni i shpëtimit vazhdon. Gjatë sulmeve të kryera prej 14 nëntorit në Gutën Lindore dhe zonat e saj kanë humbur jetën më shumë se 130 civilë.

Share Button