Sinjale të reja nga avioni i zhdukur malajzian

Ekipet e kërkimit në Oqeanin Indian kanë kapur sinjalet elektronike që ata besojnë se vijnë nga kutia e zezë e avionit malajzian.

Shefi australian i kërkimeve, Angus Houston, tha se një pajisje nënujore e marinës amerikane dje ka kapur sinjalin në dy raste të veçanta.

Houston tha në një konference shtypi sot herët se sinjalet do të ndihmojnë në kufizimin e zonës së kërkimit, por se ajo ende është rreth 75 mijë kilometra katrorë.

Ai tha se më shumë sinjale duhet të gjenden dhe zona e kërkimit duhet të kufizohet edhe më tej para se të dërgohen robotët për të bërë kërkime në dyshemenë e oqeanit.

Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj që kur avioni Boeing 777, me 239 njerëz në bord, u zhduk gjatë fluturimit nga Kuala Lumpuri në Pekin.

Bateritë në kutinë e zezë të avionit pritej të funksionin për vetëm rreth 30 ditë, që do të thotë se autoritetet nuk kanë shumë kohë për gjetjen e sinjaleve.

 

Share Button