Siguria rrugore, policia arreston 4 shoferë të dehur, pezullohen 31 patenta

Gjatë 12 orëve të fundit policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe një për drejtim mjeti pa patentë.
Këto janë rezultatet e operacionit policor për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas rezultateve, janë pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, konkretisht 12 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 patenta të pezulluara për alkool.

Gjithashtu janë vendosur 41 masa administrative për mos vendosje të rriptit të sigurimit si dhe 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 14 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 8 për shkelje të semaforit, 11 për mungesë kontrollit teknik, si dhe 15 masa te tjera te ndryshme.
Janë bllokuar 6 mjete për mosshlyerje gjobash, 2 masa për xhama të errët.

Share Button