Sierra Leone, diamanti 709 karatësh do të shitet në Belgjikë

Qeveria e Sierra Leones ka konfirmuar të mërkurën se diamanti 709.41 karatësh i gjetur nga një pastor lokal është aktualisht në Antwerp, Belgjikë, në ankand për shitje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të lëshuar të qeverisë nga agjencia e mineraleve të vendit, një ekip do të takohet me agjentët e shitjes, shtëpitë e ankandeve dhe blerësit potencialë të diamantit për të diskutuar çmimin më të mirë për gurin e çmuar.

Ndër anëtarët e delegacionit në Belgjikë është pastori Emmanuel Momoh, i cili gjeti gurin e çmuar tetë muaj më parë në qarkun e pasur me diamant Kono, në lindje.

“Mund të konfirmojmë se diamanti prej 709.41 karatësh i gjetur nga pastori Emmanuel Momoh sot është në ankand në Antwerp të Belgjikës. Procesi do të hapet dhe do të raportohet tek publiku”, shkroi agjencia në faqen e saj në Facebook.

Në korrik, dy muaj pasi dështoi oferta prej 7.7 milionë dollarë për diamantin në Freetown, agjencia njoftoi se diamanti do të vendoset në shitje me tender ndërkombëtar në Antwerp ose Tel Aviv.

Diamanti, një nga 20 më të mëdhenjtë në botë, vlerësohet në mbi 50 milionë dollarë amerikanë nga ekspertët e diamantit.

Share Button