Si t’i flasësh mësuesit të fëmijës tënd

Raporti mes prindërve dhe mësuesve është gjithmonë një burim reflektimi, për të mos krijuar tensione familjare. Por në vitet e fundit duket se po zhduken ato formalitet e sjelljes së prindërit dhe mësuesit të fëmijës.

Por kjo ka çuar në humbjen e autoritetit të mësuesve, si në sytë e nxënësve edhe përballë vetë shoqërisë. Por ja disa mënyra për të bërë një dialog të ekuilibruar me mësuesin, në mënyrë që t’i shërbeni mirëedukimit të fëmijës suaj.

1.Jo arrogancë, edhe nëse mësuesi është armiqësor

Zakonisht dialogu me mësuesit nis nga një problem që është verifikuar në klasë me nxënësin. Sjellje e padisiplinuar, pak interes në mësim, çfarëdo qoftë motivi i takimit me mësuesit, është i rëndësishëm të dëgjoni para se të dilni “në mbrojtje” të të miturit.

2.Objektivitet dhe besim

Janë të rrallë, por ekzistojnë edhe rastet kur mësuesit “fiksohen” pas një nxënësi në klasë në veçanti, i cili më pas perceptohet si i viktimizuar. Për pasojë, është e lehtë që familja e nxënësit të hyjë në një klimë debati me të gjithë këshillin e klasës. Në këtë situatë është mirë të mbani një nivel objektiviteti dhe të mos humbni besimin tek edukuesit. Me kohën do të qartësohen dhe rrethanat.

3.Fjalët e duhura

Dialogoni me mirësjellje, është një kartë e mirë edhe kur argumenti i diskutimit është i nxehtë, për shembull sjellje e padisiplinuar e fëmijës. Shmangi fjalët e këqija apo fyerjet. Në fund të fundit duhet të mbahet distancë reciproke mes mësuesit dhe prindërit. Një mënyrë e mirë për ta bërë më të gjallë diskutimin, është që ndonjëherë, edhe pse keni dashurinë prindërore, të kaloni në anën tjetër.

4.Pa frikë

Formaliteti dhe edukimi megjithatë nuk do të thotë që të bëni lëshime apo sjellje nënshtrimi nga frika e reagimit të mësuesve. Dialogu në fakt nis pikërisht nga qartësimi dhe zgjidhja e dyshimeve reciproke. Respekti nuk duhet të jetë frikë, se mos mësuesi “merr me sy të keq” fëmijën tuaj. Përkundrazi, mësuesit do të vlerësojnë sinqeritetin e prindërit me qetësi dhe edukim.

5.Refleksionet pas takimit me mësuesin

Pasi të keni folur me mësuesin është mirë të mendoni mbi ato çfarë diskutuat. Dhe më pas t’ia referoni fëmijës tuaj mendimet apo këshillat e mësuesve. Por kujdes, nuk duhet të gjykoni kurrë negativisht mësuesin në sytë e fëmijëve. Një sjellje e tillë do të çonte në humbjen totale të autoritetit të mësuesit ndaj fëmijëve.

Si t’i flasësh mësuesit të fëmijës tënd

Share Button