Si të planifikoni një udhëtim rreth botës?

Udhëtimet rreth botës janë udhëtimet ideale. Për të gjitha ata udhëtarë që duan t’i shohin të gjitha ashtu sikurse edhe ata që janë thjesht të pavendosur këto lloj udhëtimesh janë zgjidhja më e mirë. Por prenotimi i një udhëtimi përreth botës mund të jetë paksa i ndërlikuar kështu që shpenzoni disa minuta dhe hidhini një sy udhëzuesit të mëposhtëm.

Si ta bëni?

Mënyra më e mirë dhe më ekonomike për të ardhur rreth e qark botës është të blini një biletë që përdor një aleancë ajrore.
Teorikisht, gjithçka që do zgjidhni do të funksionojë por duke e ditur se si funksionon sistemi i prenotimit të udhëtimit do t’ju nxjerrë një udhëtim më të lirë. Psh, Star Alliance, një koalicion i 27 kompanive ajrore ofron bileta deri në 15 ndalesa, linjat ajrore fluturojnë në 1185 aeroporte, pra në plot 185 vende.

Por kini parasysh, ekzistojnë disa rregulla të cilat duhet t’i dini e të veproni si pas tyre.
Që të përfitoni udhëtime me pak para ju duhet të ndiqni një drejtim të caktuar global, duhet të filloni në një vend e të përfundoni po në atë vend.
Duhet t’i rezervoni të gjitha pushimet tuaja përpara nisjes dhe pse mund t’i ndryshoni ato më vonë por duhet t’i rezervoni kohë më përpara pasi vetëm kështu mund të përfitoni.

Sa kohë ju nevojitet?

Për një udhëtim që përfshin disa vende minimalisht do t’ju duhen 10 ditë. Është e pamundur të shkoni në një udhëtim dy ditor dhe të pretendoni se i ratë botës rreth e qark.
Gjithashtu biletat që mund të prenotoni me një çmim më të lirë, kanë një kohëzgjatje minimale 10 ditore.
Përgatituni shpirtërisht dhe mbyllni të gjitha angazhimet që mund të keni me punën, pasi këto lloj udhëtimesh duan kohën e tyre.

Kur të shkoni?

Moti nuk do të jetë kurrë ideal për të gjitha ndalesat tuaja, kështu që përqendrohuni në atë që doni dhe gjeni momentin kur mund të shkëputeni nga punët tuaja.
Për sa i përket motit mos e vrisni mendjen udhëtimet në disa vende do t’ju bëjnë të përjetoni ndjesi të stinëve të ndryshme në një periudhë fare të shkurtër dhe kjo është ndër pjesët e bukura të dhëtimeve rreth e qark botës.

Këshilla, truke dhe gracka

1.Më mirë këshillohuni me një ekspert përpara se t’i futeni leximit të një libri. Mund të keni një itenerar në mendje por nuk do të dini asnjëherë më mirë se sa një ekspert i kësaj fushe se kush janë itineraret më të mira dhe çmimet më të lira.
2. Mos përdorni vetëm avionin si mjet udhëtimi por studioni të gjitha opsionet.
3. Jini flksibël, ndryshimi i datës së udhëtimit tuaj mund t’ju kursejë para. Planifikoni disa ditë para dhe disa ditë më pas të mos keni angazhime në mënyrë që nëse ju ndodh t’ju duhet të shtyni udhëtimin tuaj për të marrë një biletë me gjysmë çmimi të mos ngurroni ta bëni.

Share Button