Si të pastrojmë veshët pa i dëmtuar

Shumë nga ne nuk janë të informuar se pastrimi i veshëve na rrezikon shëndetin tonë. Përdorimi i mjeteve të ndryshme pastruese për veshët nuk bën asgjë tjetër vetëm e shtynë dyllin më thellë në vesh dhe sjell pasoja deri tek humbja e dëgjimit.

Dylli në vesh ekziston për një arsye: Për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezmatimet nga uji gjatë larjes.

Një këshillë e vlefshme në këtë rast është që veshët duhet ti pastrojmë në pjesën e jashtme duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e më pas me një peshqir të thatë. Kështu ne nuk rrezikojmë të dëmtojmë shqisën kryesore të njeriut, siç është ajo e dëgjimit.

 

Share Button