Si të ndalojmë mushkonjat? Natyra na vjen nё ndihmё

Tё lodhur nga produktet agresive? Tё fokusohemi tek vajrat esencialё dhe bimёt: me ilacet natyrale largojmё insektet dhe shpёtojmё lёkurёn!

Ilaçet kundёr insekteve kimike nuk ju pёlqejnё mё? Tё lodhur duke shpenzuar para dhe duke pasur kafshime kudo? Le tё provojmё tё pёrdorim erёrat, bimёt aromatike dhe vajrat esencialё pёr tё mbrojtur epidermёn tonё nga insektet mё tё urryera tё stinёs sё bukur: ja si t’i pёrdorim pёrbёrёsit e natyrёs pёr tё mbrojtur lёkurёn nga insektet dhe mushkonjat.
Gabimisht shpesh besohet qё mjetet natyrore janё tё buta dhe joefikase; pёrkundrazi efekti i tyre ёshtё shumё i fuqishёm dhe pёrfitimet pёr epidermёn janё tё shumta.

Karafilat: kush nuk i do insekticidet kimike dhe produktet ndotёse, mund t’i largojё insektet me gjёra popullore tё pёrgatitura me pёrbёrёs natyralё. Nё njё tas mjafton tё pёrziesh llum kafeje, karafil, glikanxo, vaj esencial tё livandos dhe gjethe menteje. Njё shkop temjani pёr ta kthyer nё muzg do tё ishte perfekte pёr tё pasur njё aromё tё madhe dhe mushkonjat larg.

Diçka e gjelbёr: prania e bimёs livando, borzilok dhe barbarozё duke i mbajtur nё dritaren e shtёpisё mund tё ndihmojnё tё largohen mushkonjat qё nuk pёlqejnё aromёn e fortё tё bimёve aromatike.

Vajrat esencialё: livando, barbarozё, borzilok, mente: vajrat e tyre janё efikasё kundёr mushkonjave dhe insekteve. Nё dyqane ёshtё e mundur tё blesh spray natyralё me vajra esencialё tё pastёr 100%, jo-toksike dhe ёshtё nё gjendje t’i pёrshtatet lёkurёs sё tё rriturve dhe fёmijёve.

Nё lёkurё: pёr lёkurёn vecanёrisht delikate, sugjeroj tё pёrgatisni njё caj bimor me bazё kamomili ose eukalipti, ilac natyral. Disa lugё vaj bajameje t’i shtosh nё caj do tё ishte ideal pёr njё masazh anti-mushkonja me bazё lajthie.

Shafran i Indisё: njё ushqim i pasur me erёza ndihmon tё largohen mushkonjat sepse modifikon aromёn e lёkurёs. Ushqimet me njё pёrmbajtje tё lartё vitaminash tё grupit B, B1, B6, dhe vitaminёn C ndryshojnё djersёn: spec djegёs, hudhёr, por vetёm nё qoftё se nuk ka takime galante para syve.

Share Button