Si ta shmangni thitjen e ajrit të ndotur?

Redaktori i BBS News për shkencë, David Shukman ofron këshilla të thjeshta se si ta shmangni ajrin e ndotur nga trafiku dhe burimet e tjera të ndotjes.

Lexoni më poshtë disa nga këto këshilla:

1. Rrini larg rrugëve më të ngjeshura me komunikacion – pasi që ajri i ndotur është më i
koncentruar në trafikun më të ngjeshura.

2. Përdorini rrugët anësore sepse ka shumë më pak trafik.

3. Kur prisni ta kaloni rrugën kryesore, rrini sa më larg trafikut – sepse sa më larg që qëndroni prej trafikut aq më i ulët është rreziku për thithje të ajrit të ndotur.

4. Nëse jeni në një kodër, rrini në anën ku veturat ngasin në drejtim poshtë kodrës – sepse ana e lartë e kodrës është gjithmonë më e ndotur.

5. Mund të përdorni maska por këshilla e pestë na çon te e para – më e mira që mund të bëni është që t’i shmangni rrugët me trafik të ngjeshur.

Share Button