Si ta mbani apartamentin e pastër edhe kur jeni të lodhura?

Ju ka ndodhur të jeni shumë të mërzitura, të lodhura, apo ndoshta po kaloni një fazë depresioni dhe nuk ju bëhet të çoheni nga krevati? Lëre më pastaj të mendoni për të rregulluar shtëpinë.

Por kaosi në shtëpi do të ishte akoma më keq, ndaj ka disa mënyra se si mund të ndihmoni veten që të parandaloni rrëmujën dhe të krijoni një hapësirë të sigurt përreth.

Çdo gjë e vogël duket si pengesa më e madhe në botë, dhe ndonjëherë ju vetëm ndiheni një hiç në të gjitha. I thoni vetes “Unë do ta bëj atë më vonë”, por çdo gjë vërtitet si një rreth i madh vicioz, me premtime për të bërë një listë me gjërat e domosdoshme për të bërë, por që përfundojnë në dështim.

Zgjidhja

Ka mënyra të vogla, në fakt, për të trajtuar banesën tuaj të çrregullt, madje edhe kur ju nuk jeni në humor. Gjithkush prej nesh e trajton depresionin në mënyra të ndryshme, kështu që këto këshilla janë më tepër për të parandaluar rrëmujën që të mos ndjeheni më të tronditura nga sa jeni tashmë.

Filloni me gjëra të vogla, duke i ndarë detyrat e mëdha në punë më të thjeshta. Mendoni për një gjë që ju mund të bëni sot, edhe në qoftë se ajo nuk përbën ndonjë ndryshim të madh.

Ju mund të ndjeheni të motivuara për të bërë më shumë gjëra nesër. Kur bëni çdo ditë nga një gjë të vogël, do të vëreni se përfundimisht banesa do të jetë më pak e çrregullt. Një prej mënyrave është të lani enët pasi i përdorni.

Një grumbull pjatash në lavaman janë një ankth më vete, saqë vetëm një vështrim ju bën me dhimbje koke. Pra përpiquni t’i lani sa më shpejt e mundur, që të mos bëhen një pirg i madh.

E njëjta gjë ndodh edhe me rrobat në dysheme. Në vend që t’i lini në tokë, rrobat pasi ju i zhvishni, lërini më mirë në një shportë lavanderie ose në një vend ku nuk ju pengojnë.

Një bisedë me miqtë ju bën shumë mirë. Nëse ju keni një shok apo shoqe të ngushtë pranë, kërkojini ndihmë, nëse ju ndiheni rehat. Të pranosh se ke nevojë për ndihmë, s’është e lehtë. Por ndonjëherë, shoqëria mund t’ju ndihmojë të marrë përsipër nuk mund t’a bëni ju.

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është se ju nuk keni për të bërë çdo gjë përnjëherësh. Merrini gjërat ngadalë, dhe bëni atë që ju duket më e drejtë.

/shije.al

Share Button