Si ta largojmë zbokthin nga flokët

Ka disa produkte në treg që ndihmojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por që kushtojnë shumë shtrenjtë. Prandaj rekomandohet që të përdorni këto trajtime natyrale me përbërës që i gjeni në kuzhinën tuaj.

1. Aspirina – përdoret zakonisht për trajtimin e dhimbjeve të kokës, por, mund të përdoret edhe për zhdukjen e zbokthit. Shtypni mirë dy aspirina derisa të bëhen pluhur, hidhini në shampo dhe përdoreni atë për të larë flokët. Masazhoni kokën për dy minuta dhe më pas i shpëlani flokët. Është mirë që t’i lani përsëri flokët me shampo, por jo nga ajo që keni hedhur aspirina, për të hequr të gjithë pluhurin që mund të ketë mbetur në flokë.

2. Vajrat natyralë – si vaji i ullirit, i kokosit ose bajames, mund të përdoren për të parandaluar zbokthin. Mjafton vetëm të masazhoni flokët me njërën nga këto vajra, t’i mbështillni me një peshqir dhe t’i mbani ashtu gjatë gjithë natës. Pastaj lajini flokët në mëngjes.

3. Uthulla e mollës– gjithashtu ju ndihmon të luftoni zbokthin fare thjeshtë. Pasi të lani flokët me shampo, përzieni dy filxhanë me uthull molle me dy filxhanë ujë të ftohtë dhe përdoreni për të hequr shampon nga flokët. Në fund shpëlajini mirë flokët.

4. Lëngu i limonit – është një tjetër opsion për zhdukjen e zbokthit. Masazhoni flokët me lëng limoni dhe lërini ashtu për 15-¬20 minuta. Pastaj lajini mirë flokët me shampo. Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë për të arritur rezultate të menjëhershme

Share Button