Si ta kaloni dhimbjen e kokës pa medikamente?

Shkencëtarët nga Danimarka kanë kryer një hulumtim të vogël në të cilin kanë konstatuar se ushtrimet e forcës mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjes së kokës dhe zvogëlimin e intensitetit të tyre.

Muskujt e qafës dhe të shpatullave tek personat të cilët kanë probleme të shpeshta me dhimbjen e kokës, janë më të dobët me 26%.
“Me qëllim parandalimin dhe zbutjen e dhimbjes së kokës është shumë e rëndësishme të kuptohet parimi mbi të cilin funksionon sistemi muskulor dhe skeletor”, deklaroi udhëheqësi i studimit, prof. Bjarne H. Madsen.

Në studimin, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën Cephalalgia, morën pjesë 60 të rritur të cilët vuanin nga dhimbjet e kokës të shpeshta dhe 30 që nuk vuanin. Dhimbjet e shpeshta të kokës nënkuptojnë dhimbjet që ndodhin 3 deri 4 herë në javë.
Shkencëtarët e testuan dhe matën forcën e muskujve të qafës dhe shpatullave tek çdo pjesëmarrës dhe në fund zbuluan se ata janë madje 26% më të fortë tek personat të cilët nuk vuajnë nga dhimbjet e kokës.

Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë në parandalimin dhe zbutjen e intensitetit të dhimbjeve të kokës, ndërsa me këtë hulumtim kjo konfirmohet.

Shkencëtarët u befasuan nga fakti se muskujt e qafës dhe të shpatullave janë më të dobët tek personat që vuajnë nga dhimbjet e kokës të shpeshta.
Lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është e tensionit e karakterizuar nga shtypja e rritur, por jo aq shumë edhe dhimbjet, siç është rasti me migrenën ose cluster, të cilat janë të shoqëruara zakonisht me zënie të sinuseve, ndjeshmëri ndaj dritës dhe madje edhe të përziera dhe të vjella.

Shkencëtarët theksojnë se forcimi i muskujve të qafës dhe shpatullave është veçanërisht i rëndësishëm për personat që e kanë punën që kërkon qëndrim të ulur, dhe këtë do ta arrini më së miri me ushtrimet më të mira të forcës, si pompat dhe ngritja e peshave.

Share Button