Si shfaqet mungesa e vitaminave?

Ushqimi joadekuat dhe ekspozimi ndaj lodhjeve të mëdha psikofizike çon deri tek mungesa e vitaminave dhe mineraleve të caktuara në organizëm, dhe kjo çon deri tek rënia e imunitetit, dhe në fund deri te sëmundjet e ndryshme.

Për këtë arsye është e rëndësishme që rregullisht të përcillni statusin e vitaminave, respektivisht sasinë e vitaminave në organizëm, dhe nëse supozohet që ju mungon ndonjë, hani më shumë pemë dhe perime të caktuara ose merrni më shumë preparate vitaminash.

Ja si ta dini nëse ju mungon ndonjë vitaminë:

A: Në mungesën e vitaminës A sugjeron lëkura e thatë dhe e irrituar, humbja e apetitit, lodhja, floku pa shkëlqim, thonjtë e thyeshëm, aknet, ndërsa ekspertët theksojnë që deficiti i saj më së shumti pasqyrohet në ndryshimet në sy.

B1: Problemet neurologjike, konvulsioni i muskujve, humbja e kujtesës, apetitit, nervozizmi dhe tretja e keqe janë simptomat më të shpeshta, ndërsa tek deficiti i plotë krijohet sëmundja beri-beri.

B2: Plagët shërohen më vështirë, alergjitë shpeshtohen, ndërsa sytë janë të irrituar dhe shumë të ndjeshme në dritë. Mungesa e kësaj vitamine vihet re në qoshet e buzëve, rreth së cilave shpesh shfaqen plagë.

B3: Treguesit më të shpeshtë janë dobësia e muskujve, lodhja, humbja e apetitit, tretja problematike dhe lëkura. Për shkak të mungesës së kësaj vitamine mund të shfaqet sëmundja pelagra, e cila më së shpeshti shfaqet si çrregullim në sistemin nervor dhe dermatitisi.

B6: Sëmundja e veshkave, ngërçet në duar dhe këmbë, pagjumësia, anemia, nervozizmi… e gjithë kjo tregon në mungesën e kësaj vitamine e cila ndikon në ndryshimin e disponimit. Ajo më së shumti u mungon diabetikëve, personave më të moshuar, femrave shtatzëna dhe nënave që ushqejnë fëmijët me gji.

B7: Është e rëndësishme për lëkurën e shëndoshë, flokët dhe thonjtë, dhe kur nuk gjendet në sasi të mjaftueshme në organizëm lëkura fillon të ketë zbokth, të skuqet, flokët fillojnë të bie ndërsa shfaqet lodhja dhe humbja e apetitit.

B9 ose acidi folik kryesisht u mungon femrave shtatzëna, femrave që pinë kontraceptivë, alkoolistëve.

B12 po ashtu u mungon femrave shtatzëna, femrave që ushqejnë me gji, alkoolistëve, ndërsa mungesa pasqyrohet në humbje të peshës, dhimbjet në shpinë, ndjesinë e shpimit të gjilpërës në duar dhe këmbë.

C: Konsumimi i pamjaftueshëm i vitaminës C çon deri infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet, gjakderdhja e shpeshta, ndërsa kësaj i kontribuojnë edhe nevojat e rritura fizike dhe psikike, transmeton Koha.net. Në rastin e mungesës së jashtëzakonshëm krijohet skorbuti. Pasi që bëhet fjalë për vitaminën e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për punën e sistemit të imunitetit dhe luftën kundër baktereve, duhet të hani më shumë pemë dhe perime të pasura me këtë vitaminë.

D: Shëndeti i eshtrave varet nga kjo vitaminë. Kur nuk është në sasi të mjaftueshme indi eshtëror vuan, dhe te fëmijët shfaqet rakiti, ndërsa tek të rriturit osteoporoza.

E: Pafuqia, të qenit të dobët, djersitja e shpejtuar, janë simptoma të mungesës së kësaj vitamine, por deficiti nuk është aq i dukshëm nga jashtë, sa në pasqyrën e gjakut.

Share Button