Si ndikojnë frutat për humbjen e peshës?

Frutat janë të shëndetshme por në tentimet për humbjen e peshës mund të kenë një rol paksa negativ në raste specifike.

Si dhe kur sheqeri ju bën të shtoni peshë?
Çdo sheqer trupin tonë e furnizon me insulinë e cila kthehet në glikogjen dhe përdoret për energji, mirëpo në momentin që sasia e glikogjenit në organizëm nuk shpenzohet e gjitha për energji ajo kthehet në ind dhjamor ose yndyrë e cila nuk ka mundësi më pas të kthehet në glikogjen. Derisa një njeri që është aktiv fizikisht përdorë me sukses fruta një njeri që rri ulur fiton peshë.

Nëse doni të humbni peshë, shmangni frutat pasi të hani një vakt
Kur ju hani një vakt të plotë, të pasur me karbohidrate, proteina e yndyrna dhe nuk bëni aktivitet fizik rezervat e glikogjenit mbushen dhe kur ju hani fruta pastaj dhe merrni sheqerin fruktozë ajo kthehet në glikogjen por duke qenë të mbushura rezervat e glikogjenit, ajo sasi kthehet në yndyrna sepse sasia e glikogjenit nuk është duke u përdorur si karburant tek muskujt.
Sigurisht, duhet të ceket se sheqeri që merret nga frutat nuk është njëlloj sikur sheqeri që merret nga një karramele, por gjithësesi tek përsonat pasiv ka një ndikim.

Çfarë duhet të bëni?
Nëse jeni përson pasiv fizikisht atëherë provoni që fruta të konsumoni atëherë kur dilni për të shetitur e në qoftë se jeni përson aktiv fizikisht atëherë frutat mund t’i konsumoni para ushtrimeve në palestër në mënyrë që glikogjeni të shfrytëzohet nga muskujt si karburant

Share Button