Si disiplinohet një fëmijë?

Fëmijët nuk i shmangin dot disa sjellje negative sepse kjo është mënyra se si rriten dhe zhvillohen ata. Ju mund të thoni “jo” dhe të shpjegoni disa rregulla, por ata sërish do të shfaqin sjellje të papërshtatshme gjatë eksplorimit dhe zhvillimit të tyre. Edhe fëmijët që kanë mësuar të flasin shumë mire, përsëri nuk i kuptojnë mirë rregullat e situatave të ndryshme. Kapaciteti i tyre për tu vetëkontrolluar ndryshon. Gjithsesi, ekzistojne disa strategji të cilat janë:

1. Ofroni sigurinë
Sigurohuni që ambjentet janë të parrezikshme për dëmtim. Mos lini rafte të larta që mund të bien në ambjentin me fëmijë.

2. Kufizoni butësisht
Vendosja e rregullave nuk është aq e thjeshtë. Një fëmijë nuk e kupton pse lejohet të ngjitet diku dhe s’lejohet në një vend tjetër. Gjithësesi jini të prerë por të dashur kur i vendosni ato.

3. Ridrejtoni
Të thuash vetëm “jo” nuk është shumë bindëse për një fëmijë, ndaj pasi keni thënë “jo” drejtojeni fëmijën tuaj në një aktivitet tjetër.

4. Gjeni ambjente të sigurta
Dëshirat e fëmijëve shpesh drejtohen nga nevojat e zhvillimit të tyre. Nëse ata kanë dëshirë të ngjiten e të hidhen, gjeni ambjente të tilla të hapura e të sigurta ku fëmijët të përjetojnë lëvizjet që dëshirojnë të bëjnë.

Share Button