Shuhet ylli i Hollivudit Mickey Rooney

Aktori amerikan Mickey Rooney, i cili ka një nga karrierat më të gjata në historinë e Hollivudit, vdiq dje në moshën 93 vjeçare.

Rooney ishte një nga legjendat e industrisë së filmit amerikan dhe njohu një popullaritet shumë të lartë në vitet 1930 dhe 1940.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri me dije komandanti i policisë në Los Angeles, i cili njoftoi se Rooney ka ndërruar jetë të dielën pranë familjarëve të tij, në shtëpinë e tij në veri të Hollivudit.

Mickey Rooney ka punuar si aktor deri në vitin 2011 dhe filmi i tij i fundit ishte “Muppets”.

Gjatë karrierës së tij Rooney ka luajtur në më shumë se 200 filma.

Ai ështe bërë i famshëm për rolin e tij në serialin Andy Hardy.

Share Button