Shuhet aktori i mirënjohur, Mërkur Bozgo

Mëngjesi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë, jo vetëm për artin shqiptar, por për të gjithë ne.
Aktori i njohur, Mërkur Bozgo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

I lindur në 24 mars të vitit 1937, Bozgo përfundoi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës (1961) dhe më pas fillon punë në Estradën e Tiranës deri në 1968-ën.
Për 7 vite punoi në televizion dhe që prej vitit 1975, Mërkuri bëhet pjesë e Teatrit Kombëtar, asokohe “Teatri Popullor”.

Roli i tij i parë në kinematografi qe në filmin, “Estrada në Ekran”, në vitin 1968 ndërsa i fundit në “Gjoleka, djali i Abazit” në 2005-ën.
Ai ka interpretuar në disa filma si “Në fillim të verës (1975)”, “Emblema të dikurshme (1979)”, “Agimet e stinës së madhe (1981)”, “Tela për Violinë (1987)”, “Stolat në Park (1988)” etj.

Share Button