Shtyhet seanca ndaj Ismail Morinës

Shtyhet për të premten shqyrtimi i kërkesës së Ismail Morinës, i njohur si “Ballisti”,  i cili i kërkon Gjykatës së Apelit, ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Shkak është bërë mungesa e avokatit të Morinës për arsye shëndetësore. Seanca është shtyrë për më 30 tetor ora 09: 30

“Ballisti” u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pas raportimit nga një qytetar në sallën operative se në automjetin ku ai udhëtonte gjendeshin armë.

Gjykata e Tiranës shpalli arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje.

 

Share Button