Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Karçinit

Është shtyrë për ditën e nesërme gjyqi ndaj Ilir Karçinit , biznesmeni i cili akuzohet si porositësi i vrasjes së Pirro Bares.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të Karçinit.

Ilir Karçini dyshohet si porositës i vrasjes së biznesmenit Pirro Bare, krim i cili u parandalua nga policia, pasi pikërisht ditën kur ishte planifikuar të kryhej akti, u arrestua Julian Sinanaj.

Sinanaj ka deklaruar se Karçini, me ndërmjetësimin e Genis Mëhillajt, i cili eshte në kërkim, i kishte premtuar shumën prej 120 mijë eurosh, për ekzekutimin e biznesmenit Pirro Bare.

Karçini pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë, por Julian Sinanaj e ka rënduar pozitën e tij, duke rrëfyer takimet me biznesmenin dhe bisedat e bëra me të.

 

Share Button