Shtyhet gjyqi ndaj Arben Frrokut

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë gjyqin ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj.

Shtyrja e seancës gjyqësore u bë pasi mungonin familjarët e ish-komisarit të ndjerë të cilët do të pyeteshin për ngjarjen.

Sot pritej të dëshmonte bashkëshortja e te ndjerit, Anila Lamaj dhe të afërmit Esmeralda Lamaj dhe Rediana Meci ndërsa pritet që seanca e radhës të zhvillohet më 15 prill.

Nderkaq Arben Frroku ka folur gjatë sancës e cila ka zgjatur vetëm pak minuta duke u shprehur se është i pafajshëm dhe po mbahet në burg pa të drejtë.

Dritan Lamaj u ekzekutua me 12 plumba mbrëmjen e 24 shkurtit pranë shtëpisë së tij në zonën e “Vasil Shantos”, pak metra larg nga apartamenti ku banonte.

Biznesmeni Frroku u arrestua në Selanik të Greqisë 24 orë pas ngjarjes së rëndë dhe vetëm pak muaj më parë u ekstradua drejt Shqipërisë.

 

Share Button