Shtyhet deri më 31 mars afati për shlyerjen e faturave të energjisë

Qeveria shtyn afatin për familjarët të cilët duan të shlyejnë faturat e papaguara duke përfituar nga skema lehtësuese, ndërsa ofron dhe një skemë lehtësuese për biznesin. Debitorët familjarë e OSHEE-së që duan të lidhin aktmarrëveshje me kushtet lehtësuese do të kenë mundësi ta bëjnë deri më 31 mars.  Ndërsa më 1 mars nis aplikimi i skemës lehtësuese për biznesin. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri  publike sot shtyrjen e afatit i cili skandonte nesër, edhe për 30 ditë të tjera. Ministri Gjiknuri u shpreh se është konstatuar se qytetarët i janë përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme për pagesën e faturave debitore dhe se në situatën e krijuar ku njerëzit po mbajnë radhë të gjata për të paguar dritat, atëherë është parë e udhës shtyrja e afatit edhe për një muaj. “Në 3 muajt e fundit ka patur një nivel arkëtimesh me 100 milionë dollarë më shumë”, tha Gjiknuri. Ndërsa drejtori i OSHEE-së bëri publike skemën lehtësuese për bizneset debitore.

Share Button