Shtetet e Bashkuara do të pranojnë refugjatë përsëri

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të fillojë pranimin e refugjatëve nga shumica e vendeve, pas një ndalese prej 120 ditësh.

Sipas zyrtarëve, qeveria do të vendosë sanksione të reja për refugjatët që vijnë nga Irani dhe 10 vende tjera, aty ku sheh se siguria po rrezikohet.

Derisa qeveria ka hedhur poshtë ndalesën për refugjatët, kjo është zëvendësuar me një urdhër të ri ekzekutiv, që sipas agjencive të refugjatëve, e vështirëson qasjen e gjysmës së refugjatëve që tashmë kërkojnë strehim në SHBA.

“Siguria e popullit amerikan është prioriteti ynë më i madh”, ka thënë Jennifer Higgins, nga Shërbimi amerikan për nënshtetësi dhe imigracion.

Share Button