“Shtëpitë” me llamarina, ambiente për jetesën e personave të varfër në Etiopi

“Shtëpitë” prej llamarine në hapësira dy metër katrorë, numri i të cilave rritet çdo ditë e më shumë në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, paraqesin hendekun midis të pasurve dhe të varfërve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Strukturat me llamarinë ku është e vështirë të strehohen më shumë se disa persona dhe të cilat vërehen në rrugët e kryeqytetit pranë shtëpive private ku jetojnë të pasurit, përdoren nga personat që punojnë si roje nate, personat e varfër dhe herë pas here edhe nga femrat që ushtrojnë prostitucion.

Në këto strehimore qëndrojnë ata persona që vijnë në kryeqytet për të punuar nga qytete të tjera dhe që me paratë e fituara nuk kanë mundësi të marrin me qira një dhomë, dhe pavarësisht të ftohtit të acartë të natës ata përpiqen të jetojnë në këto ambiente. Këto strehimore me llamarina numri i të cilëve është rritur masivisht në 10 vitet e fundit nuk mbrojnë as nga i ftohti, por ata që i përdorin e ndiejnë veten me fat nga mijëra persona të tjerë të pa strehë që enden nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ndërsa disa persona që punojnë si roje nate dhe disa të tjerë që ndërtojnë këto strehimore për të fituar para në rajonin Chichinia ku janë të pranishëm baret dhe kafenetë i japin këto strehimore me qira për femrat që prostituojnë.

– “Ëndrra ime ishte të arsimohesha dhe të ndryshoja jetën time” –

Teklel Ketar, në moshën 20 vjeç i cili ditën punon për lyerjen e këpucëve, në mbrëmje shkon në shkollë dhe natën punon si roje në një hotel, vazhdon jetën e tij në një prej strehimoreve me llamarina të vendosura në anë të rrugës në Kazanchis, një prej lagjeve në qendër të qytetit.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Ketar, duke vënë në dukje se nga puna si roje fiton rreth 1000 birr (rreth 40 euro) në muaj, tha se “Që prej një viti punoj këtu. Këtë strehimore ma ka dhënë hoteli ku unë punoj. Gjatë natës kontrolloj rreth e përqark hotelit”.

“Ëndrra ime ishte të arsimohesha dhe të ndryshoja jetën time dhe të familjes sime. Ndoshta të kisha një automjet dhe ndoshta një hotel dhe ta menaxhoja”, është shprehur Ketar, i cili ndodhet në klasën e 10-të dhe përpiqet të vazhdojë edhe shkollën.

Ndërsa 52 vjeçari Sewnet Heruye, i cili punon roje në rajonin Chichinia, është shprehur se pavarësisht se nuk është i kënaqur nga jeta në këtë strehimore ai është i detyruar të bëjë këtë jetesë. “Punoj si roje që prej 5 vitesh. Nga kjo punë kam një fitim rreth 700 birr (30 euro)”, ka theksuar Heruye, duke vënë në dukje se ka katër fëmijë.

Pasi ka shpjeguar se gjatë ditëve punon edhe në punë të tjera për shkak se paratë që fiton nuk janë të mjaftueshme, Heruye tha se “Sigurisht që është shumë keq të jetosh brenda kësaj. Por jam i detyruar të jetoj këtu deri kur të gjej ndonjë punë tjetër. Brenda është shumë ftohtë. Duhet të jeni të vëmendshëm kundër çdo rreziku. Nuk pushoj mjaftueshëm”.

Ndër të tjera Heruye ka vënë në dukje se këto strehimorë përdoren edhe për qëllime të ndryshme, por ai vetë nuk ia je me qira askujt, duke theksuar se tregon kujdes që ambienti përreth të jetë i sigurtë.

Share Button