Shqipëria vendi i katërt më i shtrenjtë në botë për celularët

Unioni Botëror i Telekomunikacioneve, një agjenci nën varësinë e OKB-së, e rendit Shqipërinë si vendin e katërt në botë me çmimet më të larta të telefonisë së lëvizshme.

Në raportin e fundit mbi zhvillimet globale në industrinë e telekomunikacionit, Unioni vëren se, në Shqipëri tarifa mujore e shërbimit të telefonisë celulare kushton 30.1 dollarë.

Por nëse konvertohet sipas standardit të fuqisë blerëse rezulton se, kjo tarifë rritet në 56 dollarë. Ky është niveli i katër më i shtrenjtë në botë.

Vetëm 3 vende të tjera paguajnë më shumë për telefoninë e lëvizshme në raport me të ardhurat se sa Shqipëria.

Ato janë Nikaragua, ku tarifat e telefonisë mobile kushtojnë 78 dollarë në muaj, Bullgaria me 63 dollarë në muaj dhe Madagaskari me 58 dollarë në muaj, gjithmonë sipas standardit të fuqisë blerëse.

Në vendet e tjera niveli i tarifave mujore varion nga 7 në 40 dollarë.

 

 

Share Button