Shqipëria nuk shkon në finalen e “Eurovision”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin europian të këngës, Eneda Tarifa interpretoi mbrëmjen e së enjtes në skenën e Stokholmit, në natën e dytë të këtij festivali, por nuk ka arritur të kualifikohet në natën finale.

Eneda Tarifa ishte e 17-ta në radhë. Kënga “Përrallë” u dëgjua në Stokholm, por edhe nga mijëra telespektatorë të tjerë.

Pavarësisht se performanca e këngëtares shqiptare u vlerësua së tepërmi, në fund nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për të kaluar në finale.

10 shtetet që kaluan në finale e 14 majit të “Eurovision”-it ishin: Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Serbia, Polonia, Izraeli, Lituania dhe Belgjika.

Share Button