Shqipëria, ndër vendet me ndotjen më të lartë të ajrit, ja sa vite jetë u shkurton shqiptarëve

Rreth 18,000 njerëz vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit. Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën të ditur se në vit kjo shifër llogaritet në 6.5 milionë njerëz ose sa 11.2% e të gjitha vdekjeve në botë.

Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur. OBT ka krijuar edhe një hartë me zonat më të rrezikuara nga kjo ndotje. Vihet re se Shqipëria është në zonën ‘portokalli’, duke u vlerësuar si një shkallë e mesme e rrezikut nga ndotja e ajrit.

Rreth 92% e popullsisë së botës, ku përfshihet edhe Shqipëria jeton në një mjedis me ajër të ndotur.
Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/ person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së. Nga vendet e tjera të rajonit, duket se Shqipëria po i rrezikon më pak jetën banorëve sa i përket ndotjes, ndërsa në Kosovë do të kishim 0.37 jetë/person, Serbi 0.73 jetë/person, Maqedoni 0.59 jetë / person dhe Mali i Zi 0.26 jetë/person.
“Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Greenstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos/Monitor.

Share Button