Shqipëria dhe Kina në akuarel

Ekspozita e Helidon Halitit dhe Li Xiaocheng në Muzeun Historik Kombëtar

Bashkëpunimin e tyre, dy piktorët e akuarelit, shqiptari Helidon Haliti dhe kinezi Li Xiaocheng fillimisht e prezantuan në Kinë. Për publikun e Tiranës, nga mbrëmja e së premtes është e vizitueshme në Muzeun Historik Kombëtar. Titullohet “Home and abroad” dhe sjell peizazhe në akuarel nga Lindja e Largët dhe vendi ynë.

Li Xiaocheng: “Jam shumë i lumtur që m’u dha rasti të vizitoj Shqipërinë, me një pamje të mrekullueshme. Jam mjaft i lumtur që arrita të hap një ekspozitë në vendin tuaj”

Helidon Haliti: “Jam vërtetë i mrekulluar nga kjo eksperiencë, por jam i bindur se edhe miku gjithashtu pomerr surpriza të tjera. Një shtet tejet serioz është serioz për veten dhe i bën jashtëzakonisht seriozisht të gjitha ato aktivitete.”

Secili nga artistët prezantohet me 40 krijime, por siç Helidon Haliti e ka në traditën e tij, nuk do të mungojë as pikturimi në kohë reale për ti ofruar publikut jo thjesht vizitimin e një ekspozite, por edhe një eksperience ndryshe./Tv Klan/

Share Button